Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Operohet sërish në dorë, Djokovic në dyshim për turneun Indian Wells

Vazhdojnë problemet fizike për Novak Djokovic. Ish-numri një i botës në tenisit, i cili qëndroi larg aktiviteteve sportive për 6 muaj vitin e kaluar, për shkak të dëmtimit në pjesën e bërrylit të djathtë, të pësuar në çerekfinalet turneut të Wimbledonit, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë problemit. Dëmtimi ishte kthyer në një shqetësim serioz për tenistin serb, madje dhe gjatë grand slamit të Australian Open iu desh ta brakstiste garën.
Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por, sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se operacioni është kryer në dorën e djathtë, ku Djokovic ndiente dhimbje kur kryente shërbimin.
Kalendari për muajin shkurt nuk parashikonte asnjë angazhim për serbin, ndërkohë që ende nuk dihet sa kohë do t’i duhet të qëndrojë larg aktiviteteve tenistike. Gjithashtu nuk është e qartë nëse Djokovic do të jetë i gatshëm për turneun e Indian Wells në fillim të Marsit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...