Partizani vazhdon të insistojë për titullin e 2016-ës, që iu hoq Skënderbeut, por që ende nuk ka një “padron”. Olsi Rama, vëllai i Kryemistirit Edi Rama, i ftuar në “Procesi Sportiv” si përfaqësues i klubit të kuq (Drejtor Sportiv), zbuloi se i është dërguar një letër FSHF-së për për dhënien e trofeut.
“Që në fillim kontaktova me juristin e klubit dhe hartuam një kërkesë për atë titull, të cilën e kemi dërguar tashmë në FSHF. Me sa di unë, Federata po pret edhe vendimin e Apelit të UEFA-s, për të vepruar më pas. Gjithsesi, UEFA e dënoi Skënderbeun me 1 vit dhe e la jashtë kompeticioneve europiane, megjithatë, ne kemi durim dhe do presim të shprehet edhe Apeli.”
Rama foli edhe për ecurinë e Partizanit, duke premtuar se klubi kryeqytetas do të jetë shumë aktiv në merkato, për të afruar lojtarët tepër cilësorë, që u përshtaten ambicieve të Partizanit.