Lojërat Dimërore

Olimpiada Dimërore e Pyeongchang, shansi për dialog mes dy Koreve

Olimpiada Dimërore e Pyeongchang, që starton në datën 9 Shkurt shihet si një mundësi dialogu në Gadishullin Korean, i përçarë që prej më shumë se gjysmë shekulli. Koreja e Jugut, si organizatore e këtij evenimenti ka hapur dyert për sportistët e Koresë së Veriut, edhe pse dy vendet teorikisht janë në luftë me njëri tjetrin. Regjimi i Kim Jong-Un ka ndezur dritën jeshile për pjesëmarrjen në këtë olimpiadë, me kushtin që sportistët të shoqërohen nga një delegacion i zgjeruar. Qyteza ku do të zhvillohen lojërat olimpike është vetëm 80 km larg nga kufiri që ndan dy vendet. Pas një periudhe të gjatë me marrëdhënie në tension të vazhdueshëm, ishte Pheniani që bëri propozimin për pjesëmarrje në olimpiadë dhe ky konsiderohet një sinjal i qartë se diktatori Kim Jong-Un është i gatshëm për të hyrë në bisedime. Në krahun tjetër, Seuli kërkoi bisedime të rangut të lartë ushtarak. Sipas mediave aziatike, delegacioni koreanoverior do të përfshijë funksionarë të lartë politikë, atletët, gazetarët, një grup turistësh dhe një delegacion artistik. Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut ka propozuar që atletët e të dy vendeve të parakalojnë bashkë në ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve është edhe ajo e nisjes së mbledhjeve të Kryqit të Kuq për bashkimin e familjeve që janë ndarë në vitin 1953 gjatë luftës së përgjakshme. Për momentin nuk është vendosur pjesëmarrja e Koresë së Veriut në nivelin sportiv.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.