Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ofendoi arbitrin, dënim shembullor për Baren

Kartoni i kuq dhe ofendimet në adresë të gjyqtarit, duket se i kanë kushtuar shumë shtrenjtë futbollistit shqiptar Keidi Bare.

Në sfidën e fundjavës më Atletico Madrid B, ku Bare është kapiten, dhe Deportivo La Coruna B, mesfushori fierak është ndëshkuar me karton të kuq, teksa më pas ka shfryrë edhe nervat ndaj gjyqtarit kryesor të takimit.

Ky i fundit ka pasqyruar gjithçka në relacionin e takimit dhe kjo ka bërë që Bare të marrë një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës.

Ai është dënuar me 8 javë pezullim për ofendimet ndaj gjyqtarit dhe një javë prej kartonit të kuq, duke shkuar në 9 javë në total. Natyrisht që ky dënim bën që Bare ta mbyllë sezonin para kohe te Atletico, ndërsa dënimi i gjatë mund t’i shërbejë si një leksion i mirë për sjelljen që duhet të tregojë në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...