Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk shkuan në “Rusi 2018”, SHBA-të duan trajner Slaven Bilic

Rezultatet negative të West Ham kanë vënë në dyshim të ardhmen e Slaven Bilic në krye të skuadrës. Në rast shkarkimi, 49-vjeçari mund të marrë menjëherë drejtimin e Kombëtares Amerikane. Sipas mediave angleze, e ardhmja e kroatit mund të jetë përtej Atlantikut. Bilic është në bisedime me drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit, që kërkojnë të nisin një epokë të re pas zhgënjimit në eliminatoret e “Rusi 2018”, ku nuk mundën të siguronin një vend në finalet e kompeticionit nga zona e Amerikës Qendrorë dhe Veriore. Trajneri Bruce Arena dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes turpëruese 2-1 me Trinidad Tobago-n, që e la jashtë botërit pas shumë vitesh skuadrën amerikane.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...