Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Nuk pagoi për argjentinasin Mazur, Shkumbinit i hiqen 3 pikë

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar për vendimin më të fundit të Komisionit të Disiplinës në FIFA për çështjen e klubit “Atletico All Boys” kundër klubit të futbollit “Shkumbini”, lidhur me kompensimin për trajnim të lojtarit Federico Mazur.

Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s me datë 7 Shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, është implementuar menjëherë nga FSHF, pika 4 e vendimit, duke i zbritur klubit të Shkumbinit 3 pikë nga klasifikimi aktual në kampionat.

FSHF pasi ka përcjellë vendimin tek klubi i futbollit “Shkumbini” i bën me dije marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e penaliteteve të mëtejshme, në rast moszbatimi sërish. Me heqjen e 3 pikëve Shkumbini zbret në vendin e fundit në Grupin B dhe është shumë pranë rënies në Kategorin e dytë.

Fedrico Mazur ka qenë pjesë e Shkumbinit në pjesën e dytë të sezonit 2013-2014, duke u aktivizuar në 8 ndeshje, për 481 minuta në total.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...