Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk ndalet Salihi, edhe 2 gola të tjerë

I pandalshmi Hamdi Salihi. Bomberi shkodran nuk po has aspak probleme në realizimin e golave tek skuadra e tij e re, Neustadt. Në takimin e radhës të Bundesligës së dytë austriake mes Vinwr Noishtad dhe Wattens, ekipi i Salihit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1, ku protagonist në sigurimin e tre pikëve ishte pikërisht sulmuesi kuqezi, i cili dërgoi në epërsit të tijët, në minutën e 17 të takimit. Me fillimi i fraksionit të dytë të lojës, Neustadt arrin të dyfishojë rezultatin, në minutën e 46, ku edhe një herë tjetër është Salihi ai pasi i rrëmben topin mbrojtësit të skuadrës kundërshtare, me një goditje të bukur nga distanca realizon dhe të dytin gol personal. Në javën e 7 të Bundeligës së dytë në Austri, Neustadt mban vendin e parë me shtatë pikë. Ndërkohë që bomberi shkodran, kryeson listën e golashënuesve, me 6 rrjeta të realizuara prej tij. Javë pas jave, Salihi falë golave që realizon, po konfirmohet si një element tejet i rëndësishëm për skuadrën e tij, në vijën e parë të sulmit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...