La Liga

Nuk luan te Sevilla, Ganso kërkon largimin për Botërorin

Ganso i ka ditët e numëruara te Sevilla. I lënë në hije fillimisht nga Berizzo, por tani edhe nga Montella, fantazisti brazilian po mendon largimin e menjëhershëm nga ekipi spanjoll. 28-vjeçari në prag të Botërorit shpreson të gjejë një ekip që i jep hapësira në fushë dhe Vasco da Gama është gati ta bëjë një gjë të tillë. Ideja më e fundit e lojtarit është të prishë kontratën me Sevillan dhe nëse e bën një gjë të tillë mund të qëndrojë ende në Europë, pasi për të interesohen Benfica, Porto dhe Sporting Lisbona.

To Top