Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk luajti në Kupë, Memushaj larg Pescarës

Tashmë sinjali është i qartë. E ardhmja e Ledian Memushajt është larg Pescarës. Trajneri Zeman e la jashtë skuadrës kapitenin, për ndeshjen e Kupës së Italisë, ku “delfinët” fituan 5-3 përballë Triestinës.

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e merkatos, klubi dhe stafi teknik konfirmuan se po e planifikojnë edicionin e ri pa mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Memushaj u përzgjodh nga klubi për të prezantuar fanellën e ndeshjeve jashtë fushe, për sezonin 2017-2018, por edhe pse vendimi fillimisht u interpretua si zgjedhje e klubit për ta mbajtur përfundimisht lojtarin, tashmë situata ka ndryshuar.

30-vjeçari kuqezi është me valixhe në dorë, ndërsa menaxheri i tij, Mario Giuffredi vazhdon kontaktet me Sionin e Paolo Tramezzanit. Pengesa lidhet me faktin se ndërmjet kërkesës dhe ofertës ka gjysmë milioni euro diferencë. Shifra është e konsiderueshme, por marrëveshja është mëse e mundur, nëse palët e përfshira në negociata do të shfaqin vullnet për të gjetur akordin.

Një alternativë për Ledian Memushajn mbetet edhe Benevento, skuadër e sapo ngjitur në Serinë A italiane. Pas interesimit të shfaqur në fillim të merkatos, klubi nga Kampanja u duk sikur u tërhoq, por nuk është përjashtuar si mundësi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...