Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nuk kishin top të kuq, ja zgjidhja që bënë klubet e Kosovës

Ndërkohë që dëbora prej ditësh ka përfshirë Kosovën, klubet e Vala Superligës duket se kanë qenë të papërgatitur për të luajtur në terrene me dëborë. Kjo për faktin se disa prej tyre nuk dispononin topin e kuq, që është i detyrueshëm për t’u përdorur, kur luhet në terren me dëborë.

Në një emision sportiv në KTV, futbollisti i Gjilanit, Armend Thaçi tregoi se në sfidën ndaj Lirisë, gjetën një zgjidhje interesante, duke lyer topin me spraj të kuq.

“E lyem me spraj dhe e bëmë të kuq, ndërkohë që për fat e pati efektin deri në fund, pasi topit nuk i doli boja. Shyqyr që ka qëlluar boja origjinale”, u shpreh me humor Thaçi.

Po e njëjta zgjedhje është dhënë edhe në Llap, ku vendasit u ndeshën me Dritën, fakt që u pranua nga kapiteni i këtyre të fundit, Ardian Limani. “Edhe në Llap u lye topi me spraj, por për fat bora u shkri gjatë kohës që bëmë nxehjen dhe luajtëm me top të bardhë”, tha Limani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...