Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nuk ka frikë nga konkurenca me Dani Alves, Meunier: Refuzova Chelsea-n

Thomas Meunier mbrojtësi belg i PSG i cili luan në krahun e djathtë nuk ka frikë nga sfidat madje as nga rivaliteti me një emër të madh të futbollit si Dani Alves. Pikërisht për shkak të transferimit te parizienët gjatë kësaj vere të mbrojtësit brazilian, Meunier ka gjetur pak hapësira në formacionin e skuadrës së Unai Emery, megjithatë për të qëndruar PSG, belgu ka refuzuar një ofertë nga kampionët në fuqi të Anglisë. Meunier i cili numëron 7 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon dhe 3 gola të realizuar ka zbuluar një prapaskenë të merkatos. “ E dija që PSG kishte firmosur me një tjetër mbrojtës të djathtë por nuk e dija që ai ishte Dani Alves. Nuk dija çfarë të mendoja. Pyesja veten nëse do të qëndroja gjithmonë në stol. Gjithsesi në ditën e fundit të merkatos refuzova një ofertë të Chelsea-it. Jam i lumtur që luaj te Paris Saint Germain dhe nuk dua të largohem nga kjo skuadër”, nënvizoi Thomas Meunier në një intervistë për mediat belge.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...