Premier League

Nuk e pëlqejnë tifozët, Evertoni shkarkon Sam Allardyce

Sam Allardyce nuk është trajner i Evertonit në Premier League. Ish-trajneri i Kombëtarës së Anglisë qëndroi vetëm 6 muaj në këtë detyrë, pasi zëvendësoi holandezin Ronald Koeman në nëntor të vitit të kaluar. Klubi nga i Evertonit e zyrtarizoi vendimin me një njoftim në faqen zyrtare, edhe pse Big Sam kishte edhe një vit kontratë me ekipin nga “Goodison Park”.

Evertoni e mbylli Premier League-n në vendin e tetë, duke mbetur jashtë zonën europiane, por më shumë se ky fakt tifozët e “Toffees” kanë mbetur të zhgënjyer nga stili i lojës së aplikuar nga Allardyce.

Kjo marrëdhënie aspak e ngushtë mes fansave të Evertonit dhe trajnerit 63-vjeçar i nxiti drejtuesit që të ndërprisnin para kohë marrëdhënien me trajnerin me shumë eksperiencë në futbollin anglez.

To Top