Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Notat/ Yjet nuk zhgënjejnë në teatrin ‘Camp Nou’

El Clasico prodhoi gola dhe spektakël, teksa yjet e të dyja skuadrave nuk zhgënjyen. Shënojnë Messi, Ronaldo, Suarez dhe Bale, 4 gola mjaft spektakolarë, për një ndeshje që të mban të mbërthyer para ekranit, nga fillimi në fund.

Notat e Barcelonës:
Ter Stegen – 6: Nuk mundej të ndalte asnjë nga golat që pëson, teksa ndal Ronaldon në një rast mjaft të mirë në pjesën e parë.
Umtiti – 5.5: Humb Ronaldon te goli i madrilenëve dhe shpërdoron një mundësi mjaft të mirë shënimi. Vuan vazhdimisht sulmet e kundërshtarëve.
Pique – 5.5: Edhe ky, si shoku i repartit, nuk tregon atë që pritej. Humb shpesh Ronaldon në zonë dhe duket i pafuqishëm për të ndalur kundërshtarët, që e falin shpesh duke gjuajtur jashtë portës.
Sergi Roberto – 4.5: Shpëton për atë asist perfekt për Suarez, në golin e parë të Barçës, por ai gjest ndaj Marcelos tregon papjekuri totale. Lë skuadrën në baltë, në fund të pjesës së parë.
Busquets – 6: Mjaft i rëndësishëm veçanërisht në pjesën e dytë, kur Barça mbetet me 10 futbollistë. Qarkullon topin dhe mundohet të ruajë ekuilibrat e skuadrës në fushë.
Rakitiç – 6.5: Duel mjaft interesant me patriotin e tij, Modriç. Shpesh e humb, por edhe ndihmon shumë në fazën mbrojtëse, ku i vjen në ndihmë dyshes qendrore, që nuk ishte në ditë të mirë.
Iniesta – 10: Luan 56 minuta në El Clasicon e tij të fundit të karrierës dhe më pas ngre në peshë stadiumin ‘Camp Nou’, që i dhuron një Standing Ovation spektakolar. Meriton notën 10 për atë që i ka dhënë kësaj sfide ndër vite, pro edhe futbollit në përgjithësi.
Coutinho – 5: Nuk është as në qendër dhe as në krah. Vuan shumë pozicionimin, pasi mbetet shpesh jashtë manovrës sulmuese të skuadrës. Tregon edhe njëherë se i duhet kohë për t’u bërë pjesë e mekanizmave të Barcelonës, ndaj Valverde e lë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.
Messi – 6.5: Në pjesën e parë vuan markimin e kundërshtarëve dhe mundohet të krijojë hapësira për shokët e skuadrës. 45-minutëshi i dytë ishte spektakolar për të, që fillon të vrapojë për dy dhe të kthehet në problem për mbrojtjen e Realit. Shënon edhe golin e avantazhit të përkohshëm të vendasve, ndërsa shpërdoron dy mundësi të mira përballë Keilor Navas.
Suarez – 6.5: Vrapon, shënon, jep asiste, bën presing dhe gjithçka duhej për një sfidë të tillë. Nga më të mirët në fushë, jo vetëm për Barcelonën.

Notat e Realit:
Navas – 6.5: Pëson dy gola ku nuk mundet të bëjë asgjë, ndërsa pret mrekullisht edhe 2-3 goditje të tjera shumë të rrezikshme. Tregon se meriton Realin, pavarësisht zërave të merkatos.
Nacho – 5: Merr karton të verdhë shumë shpejt, ndërsa më pas humb Suarezin në rastin e golit të avantazhit. Tregon mungesë përqendrimi dhe rrezikon të kuqen, ndaj Zidane e zëvendëson me një sulmues si Vasquez.
Varane – 6: Tregohet i kujdesshëm, por ashtu si gjithë prapavija, gabon në golin e parë të katalanëve. Te goli i dytë, pëson një faull nga Suarez, por arbitri nuk e shikon dhe gabon dukshëm.
Ramos – 5.5: Ndeshjet ndaj Barcelonës i luan me shumë tension dhe kjo shfaqet që në minutat e para. Ndëshkohet me të verdhë pas një konfrontimi fizik me Suarez, ndërsa më pas rrezikon edhe të kuqin, por arbitri e fal.
Marcelo – 6.5: Si gjithmonë shumë aktiv në krahun e majtë. Sulmon, krijon dhe madje tenton edhe një penallti, por nuk mendon kështu gjyqtari. Provokon edhe kartonin e kuq të Sergi Robertos, duke u shfaqur si një nga më të mirët për skuadrën e Zidane.
Casemiro – 5.5: Vuan shumë Messin dhe shpesh herë i humb duelet me të. Gabon edhe në fazën e qarkullimit të topit. Nuk ka freskinë e zakonshme.
Modriç – 6: Punon shumë për të ndërtuar dhe për të ndihmuar Casemiron në shkatërrimin e aksioneve. Një mbrëmje ku nuk stonon aspak, por as nuk shkëlqen sa duhet.
Kross – 6: Puna e tij është thelbësore për të qarkulluar topin, sidomos në momentet kur vendasit e rritin presingun. Nxjerr gjithmonë skuadrën nga strofulla dhe ndërton kundërsulme të rrezikshme.
Bale – 6.5: Zhvillon një ndeshje mjaft të mirë, nga të paktat që ka shfaqur në Madrid. Punon shumë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe atë sulmuese, ndërsa shënon edhe një supergol nga distance, duke barazuar rezultatin.
Benzema – 6: Sulmuesi francez rilind gjithmonë ndaj Barçës, gjë që e bëri edhe sot, ku asistoi për Ronaldon te goli i parë dhe punoi shumë në manovrën sulmuese të madrilenëve.
Ronaldo – 6: Shënon një gol të thjeshtë, pasi gjendet në vendin e duhur, ndërsa gjatë 45 minutave të para është më aktivi te Reali. Lëviz shumë, krijon shumë, por edhe shpërdoron më shumë se duhet. Zidane e lë në stol, pasi sheh që sfida tensionohet dhe nuk dëshiron ta rrezikojë.
Asensio – 6.5: Futet në pjesën e dytë dhe bën gjithçka mirë, duke tentuar golin. Shërben në golin e barazimit të Bale dhe udhëheq sulmin madrilen në 45-minutëshin e dytë.
Lucas Vasquez – 6.5: Nuk është mbrojtës i majtë, por në atë rol përshtatet më mirë se Nacho. Vrapon shumë, duke ndihmuar edhe sulmin, që di ta bëjë edhe më mirë. Mjaft i vlefshëm për të ndryshuar ritmin e lojës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...