Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Notat/ Ronaldo stonon, Messi nuk fal, shkëlqejnë portierët

Barcelona arriti t’i rrëmbejë Realit të Madridit El Clasicon në ‘Santiago Bernabeu’ dhe të shkëputet me 9 pikë nga ndjekësit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit. Ronaldo nuk ia doli dot të orientojë drejt suksesit madrilenët, ndërsa Messi, edhe pse i markuar ashpër, arriti të ndihmojë skuadrën në momentin e duhur, duke shënuar një gol dhe asistuar një tjetër.

Notat:
Real Madrid
Navas – 6.5: Pavarësisht 3 golave, në asnjë moment nuk ishte fajtor, ndërsa u bë hero me disa pritje vendimtare ndaj futbollistëve të Barcelonës.
Carvajal – 5: Ishte një nga më të dobëtit në fushë, pasi gaboi në momentin e golit të parë, duke qëndruar shumë i avancuar dhe ndali topin me dorë duhe lënë me 10 futbollistë skuadrën, pak minuta më pas.
Varane – 6: Francezi zhvillon një ndeshje të mirë në tërësi, por nuk gjen bashkëpunimin e Carvajalit për të mbyllur Suarezin. Shumë i fortë në luftën në ajër.
Sergio Ramos – 5.5: Mjaft nervoz që në fillim të sfidës. Ndërhyn gjithmonë ashpër, ndërsa shpesh është në kohë vonesë me kundërshtarët. Nuk arriti të jetë i vlefshëm as në fazën sulmuese, ku merr pjesë shpesh.
Marcelo – 6: Shtyn shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke sjellë disa krosime interesante në zonë. Mbyll mirë edhe hapësirat mbrapa.
Kovaçiç – 5.5: Detyra e tij ishte të anulonte Messin dhe ia doli mjaft mirë për aq sa ishte në fushë, por gaboi shumë në momentin e avantazhit të katalanëve. I trembur aq shumë nga Messi, harron të ndërhyjë ndaj patriotit të tij, Rakitiç në nisje të aksionit të golit.
Casemiro – 5.5: Ashtu si Kovaçiç, rikuperon topa të rëndësishëm, por gabon disa herë në pozicionim, duke lënë bosh qendrën e fushës.
Kroos – 5.5: Nuk gaboi asgjë, por nuk krijoi asgjë. Shumë pak nga një futbollist prej të cilit pritet shumë.
Modriç – 6.5: Bashkë me portierin Navas, është më i miri në fushë, sepse vrapon pa fund, krijon, godet dhe ndihmon në rikuperimin e topave. I vetmi që e bëri si duhet punën në mesin e fushës.
Ronaldo – 5.5: Nuk ishte në 100% të formës së tij dhe kjo u pa edhe në fushë. Gaboi në mundësinë e parë të takimit, duke dalë huq, ndërsa më pas ishte Ter Stegen që i mohoi golin.
Benzema – 5: I izoluar në qendër të zonës së Barcelonës, merr pjesë shumë pak në lojën e skuadrës. Ka edhe një mundësi të mirë, por gjen shtyllën me kokë.
Bale – 6: Luan vetëm 20 minuta dhe bëhet menjëherë i rrezikshëm. I afrohet 2 herë golit, por Ter Stegen i mohon golin mrekullisht.

Barcelona
Ter Stegen – 7: Një nga protagonistët e fitores. Nuk shënoi por ndali disa goditje të rrezikshme drejt portës, duke mohuar 2-3 gola të sigurtë.
Pique – 6: Vuan shpejtësinë e Ronaldos, porn ë lojën në ajër është i pagabueshëm, duke larguar çdo krosim që vjen në zonë.
Vermaalen – 6: Ndëshkohet shpejt, por ruan qetësinë dhe mbyll mirë aksionet e kundërshtarëve.
Sergi Roberto – 7: Mjaft i kujdesshëm në krah dhe shumë aktiv. Perfekt në ndjekjen e aksionit të golit të avantazhit dhe asistin për Suarezin.
Jordi Alba – 6: Merr pjesë pak në daljet në sulm, por anulon mjaft mirë Dani Carvajal nga krahu i tij.
Sergi Busquets – 7: Busulla e orientimit për Barcelonën. Gjithmonë në vendin e duhur për të orientuar skuadrën e tij dhe për të mbyllur hapësirat e kundërshtarit.
Iniesta – 6: Jo shumë për t’u regjistruar nga bagazhi I tij teknik, por punon shumë për skuadrën dhe menaxhon mirë p[resingun e kundërshtarit.
Rakitiç – 7: Mjaft punëtor dhe i kudondodhur. Bëhet protagonist në avancimin në rastin e golit të parë, ndërsa ndërton vazhdimisht dhe bën presing kur topin e ka kundërshtari.
Paulinho – 6.5: Të gjithë ruanin Messin, porn ë pjesën e parë ishte mesfushori brazilian, ai që pati mundësitë më të mira. Keilor Navas i mohoi m undësinë e të shënuarit të golit në El Clasicon e tij të parë, por loja e tij është për t’u vlerësuar.
Messi – 7: Vuan shumë të gjejë hapësira, por edhe të furnizohet me topa në pjesën e parë, gjithsesi bëhet i rrezikshëm sa herë që prek topin. Në pjesën e dytë lëviz shumë më tepër, i çliruar edhe nga markimi i rreptë i Kovaçiçit dhe pas golit me penallti, asiston edhe golin e 3-të.
Suarez – 7: Markohet rreptë nga dyshja Varane-Ramos, por nuk fal kur i vjen mundësia dhe zhbllokon sfidën në momentin më të mirë për vendasit. Protagonist edhe te aksioni i penalltisë, por goditja e tij u ndal nga Navas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...