Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Notat/ Kombëtarja vrapon keq, Grezda i vetmi që ‘shpëton’

Shqipëria e nisi vitin me humbje, ndonëse ishte vetëm një takim miqësor ndaj Norvegjisë. Kuqezinjtë treguan se ishin në formë mjaft të dobët fizike, pasi vrapuan shumë pak dhe shumë keq, duke qenë gjithmonë në ndjekje të kundërshtarit. Eros Grezda ishte nota më e bukur e kësaj mbrëmjeje, me futbollistin kundërshtar që vijon paraqitjet pozitive me Kombëtaren, ndërsa edhe Strakosha tregoi se jo më kot është titullar te Lazio.

Notat:

Strakosha – 6: Gardiani fitoi duelin me Berishën dhe tregoi se është në një formë mjaft të mirë. I pafajshëm te goli, ndërsa më pas bëri edhe disa pritje mjaft të mira. Gaboi vetëm disa pasime të topit .
Ajeti – 5.5: Vuajti shumë shpejtësinë e kundërshtarit, teksa gaboi edhe në rastin e golit. Gjithsesi, duhet theksuar se mesfusha e la shpesh të zbuluar.
Mavra – 5.5: Kapiteni vijon të ketë siguri dhe qetësi në fushë, por këtë herë dukej qartë që i mungonte freskia fizike. Stoli te Hamburgu ka bërë që të humbë shumë në aspektin fizik.
Aliji – 5.5: Shumë dëshirë dhe shumë lëvizshmëri në krahun e majtë të mbrojtjes, por i mungon ajo më e rëndësishmja, cilësia. Shpesh gabon kohët e pasimit, por edhe daljet në sulm.
Hysaj – 4.5: Teksa shikojë një nga futbollistët më në formë të Shqipërisë, Hysajn të vuante aq shumë, kuptoje se kjo do të ishte një mbrëmje e komplikuar. Mbrojtësi gaboi shumë dhe nuk dha aspak ndihmë as në fazën sulmuese, duke lënë shpesh Roshin të vetëm.
Ramadani – 5.5: Luan ndeshjen e parë me kombëtaren dhe kjo duket qartë. Gjithsesi, pritej shumë më tepër nga ai, por mesfushori vuajti në marrjen dhe shpërndarjen e topave. Është ende i ri dhe shpresat te ai janë të shumta.
Qaka – 5: Luan vetëm 44 minuta dhe duket që ka shumë cilësi në këmbë, por njëkohësisht edhe shumë frikë për të parë përpara. Shpesh herë mjaftohet me pasimet e thjeshta mbrapa, ndërsa duhej të avanconte dhe vertikalizonte.
Xhaka: Prej disa ndeshjesh Taulant Xhaka nuk arrin të shprehet ashtu si duhet me Shqipërinë. Mesfushorit i mungoi grinta e zakonshme, ndërsa me topin në këmbë ishte shumë i ngadaltë dhe ulte ritmin e lojës.
Roshi – 4.5: Shiriti i kapitenit i rëndon dhe nuk e lejon të marrë krahun thuajse asnjëherë. Ndihmon shumë Hysajn mbrapa, por bën shumë pak për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Jo më kot edhe Sadiku prek topin e parë pas 43 minutash.
Grezda – 7: Sulmuesi gjakovar është nga më të mirët në fushën e lojës. Duket qartë që gëzon formë të mirë fizike dhe është një problem konstant për kundërshtarin. Pëson më tepër se 10 faulle në krah, por edhe në qendër, teksa tentoi edhe golin me goditje nga distance. U mundua të zgjojë skuadrën disa herë, por nuk ia doli.
Sadiku – 5: I izoluar në fushë, kjo edhe sepse u shërbye shumë pak nga mesfusha dhe krahu i djathtë. Gjithsesi, qëndrimi i gjatë në stol, duket se ka dhënë efektin e vet në formën fizike të sulmuesit.
Bare – 5.5: Një tjetër debutues në takimin e sotëm, me mesfushorin e Atleticos që zbriti në fushë në minutën e 44-t. Tregoi shumë dëshirë dhe vrapoi shumë, por dukej qartë që i duhet ende kohë për t’u bërë pjesë e mekanizmave të lojës së skuadrës.
Balaj – 5: U mundua të ndihmojë Sadikun në zonë, por topat e shkuar drejt tij dhe elbasanasit ishin vërtetë të paktë. Pritej më shumë në këtë rikthim të tij, por duket se edhe Balaj ra në ritmin e ndeshjes së skuadrës.
Lika – 5.5: Zbret në fushë për të zëvendësuar një nga pikat më fikse të Shqipërisë, Elseid Hysajn dhe deri diku e bën këtë mjaft mirë. Shumë i saktë në fazën mbrojtëse, teksa mbyll zbritjet e kundërshtarit, por shtyn shumë pak drejt gjysmëfushës mike.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...