Serie A

Notat e Interit: Icardi ‘mbret’, Vecino në rritje

Handanoviç – 6: Pëson 2 gola, ku nuk ka asnjë faj, por bën të paktën 3 pritje deçizive. Një siguri në portë për Spallettin.
D’Ambrosio – 6.5: I kujdesshëm dhe i saktë në mbulim, ndërsa fiton edhe penalltinë në fund.
Miranda – 6: Bën shumë gabime teknike, por në fund përdor fizikun për të larguar shumë topa që i drejtoheshin zonës.
Skriniar – 6.5: Gjithmonë mjaft i saktë në leximin e lojës. Nuk i jep aspak hapësirë, qoftë Silvës, qoftë Kutrones.
Nagatomo – 5.5: Niset mirë, por vuan shumë në pjesën e dytë, duke i dhënë shumë hapësirë Borinit.
Vecino – 6.5: Ndëshkohet shumë shpejt me të verdhë, por nuk kushtëzohet aspak. Bën shumë presing dhe çan shpesh drejt zonës së Milanit.
Gagliardini – 6: Muskuj dhe fizik në mesfushë. Rikuperon disa topa, por shkakton edhe shumë faulle.
Borja Valero – 6: Klas dhe cilësi në shërbim të skuadrës, teksa luan sa në krah, sa pas shpinës së Icardit. Bie në minutat e fundit dhe Spalletti e zëvendëson.
Candreva – 7: Nga më të mirët në fushën e lojës. Vrapon shumë dhe jep asistin perfekt për golin e Icardit. Godet edhe një traversë, kur ishte ende 0-0.
Perisiç – 6.5: Luan mjaft mirë dhe bën atë që di të bëjë më mirë te goli i dytë i Icardit. Gabon vetëm te goli i Susos.
Icardi – 8: Shënon tre gola me tre goditje në portë dhe i mbyll gojën kritikëve. Shumë i ftohtë, kur vjen puna për të ndëshkuar Donnarummën.

To Top