Merkato

Njoftoi lamtumirën nga Juvja, një klub i madh tundon Buffonin

Gigi Buffon njoftoi sot se të shtunën do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Juventusin, por pranoi se po mendon të vijojë ende karrierën.

Në orët e fundit mediat italiane zbulojnë se për portierin legjendar të bardhezinjve ka ardhur një ofertë nga PSG-ja, që e ka tunduar Gigin për të vijuar ende karrierën mes shtyllave.

Bëhet fjalë për një ofertë dy vjeçare, me shifra vërtetë të kënaqshme për Buffonin, i cili tundohet edhe nga mundësia për të tentuar edhe njëherë triumfon në Champions League.

Gjithsesi ato 10 ditë afat, që Buffon ka kërkuar për të reflektuar, lidhen me pritjen për vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA.

Këta të fundit po shqyrtojnë sjelljen e Buffon në ndeshjen e kthimit ndaj Realit dhe portieri është në pritje të pezullimit me të cilin mund të përballët.

To Top