Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Njeriu i momentit te Kukësi, Guri ëndërron një ftesë nga kombëtarja

Goli i parë është një aftësi tipike prej bomberi, zotësia për t’i shpëtuar me pak centimetra markimit të kundërshtarit, për të futur kokën aq sa për të shënuar një gol. Në të dytin ndoshta ka edhe pak egoizëm, por aftësitë që sërish nuk diskutohen, me Sidrit Gurin që shikon hapësirën e duhur për të çuar topin e knock-outit final.

Është ai padyshim protagonisti kryesor i Partizani – Kukësi, autor i një dygolëshi, i aftë për të rihapur ndeshjen e më pas për ti vënë firmën finale një përmbysjeje tejet të rëndësishme për skuadrën e Peter Pakult. Këtë edicion 24-vjeçari është në kuotën e 7 finalizimeve në një kampionat që e niste si alternativë në stol, shifër e kënaqshme, ndërkohë që ambiciet janë padyshim më të mëdha.

Kuptimi me Bakajn është thuajse telepatik , të dy në fakt përbëjnë dyshen e sulmit më efikase të kampionatit me 19 gola në total, për verilindorët marrja me parametra zero nga Korabi dy sezone më parë është pa diskutim një biznes me shumë leverdi, tani ju duhet t’i bëjnë një kontratë për ta blinduar pasi me paraqitjet e tij Guri do të ketë me siguri merkato, ndërkohë që aspiratat shkojnë edhe më larg, me  sulmuesin që kandidohet për të përfunduar në axhendën e trajnerit të kombëtares Panucci.

Për vetë futbollistin fanella kuqezi është pa diskutim një ëndërr.Një mesazh edhe për trajnerin e Kombëtares, në mars afron miqësorja me Norvegjinë, ku i dihet, një nga surprizat mund të jetë edhe Sidrit Guri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...