Futboll

Një tjetër talent tek Interi, Armand Rada fiton Superkupën e Italisë

Interi vazhdon të rritë talentë shqiptarë. Armand Rada është kuqeziu i radhës që po shkëlqen te gjigantët italianë. Mesfushori i përfaqësueses së 19-vjeçarëve është një prej protagonistëve të skuadrës së të rinjve, që fitoi Superkupën e Italisë.

Zikaltërit fituan 2-1 në finalen e luajtur në “San Siro”. Pas avantazhit të shpejt me Colidion, Roma barazoi shifrat me Marcucin në minutën e gjashtë. Për të caktuar fituesin e trofeut u nevojit koha shtesë, me sulmuesin amerikanojugor, Colidio, që në të 117-ën realizoi golin e dytë personal duke vulosur triumfin e Interit.

Mesfushori Ardit Rada luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa bëhet shqiptari i dytë që fiton kupë me ekipin e të rinjve të Interit, pas Rey Manajt. Por, këtë herë trofeu i Superkupës ka vlera historike, sepse fitohej për herë të parë nga zikaltrit. Një mënyrë për të ëndërruar dhe shpresuar se talenti 19-vjeçar shqiptar do të vazhdojë të shkruajë historinë te Interi.

 

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.