Kombetare

Një tjetër talent për Panuccin, Zhegrova merr ftesë për Norvegjinë

Cristian Panucci po vijon punën për rinovimin e skuadrës kombëtare, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2020, ku pjesëmarrja është një objektiv i deklaruar.

Kështu pasi ka afruar Hajdareviçin, Qakën, Ahmedin, Balliun dhe Memollën, italiani ka piketuar një tjetër talent. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, futbollist me origjinë nga Kosova, që luan për Genk në Belgjikë.

Ky i fundit në një intervistë për mediet kosovare ka rrëfyer se ka marrë ftesë nga Panucci, për miqësoren me Norvegjinë, në muajin mars në “Elbasan Arena”.

Gjiothsesi, Zhegrova lë ende pezull të ardhmen e tij, teksa shprehet se po mendohet akoma për përgjigjen ndaj ftesës së teknikut të kuqezinjve.

To Top