Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një shqiptar përforcon Dinamo Zagreb para Skënderbeut

Dinamo e Zagrebit përforcohet me një futbollist shqiptar, përpara duelit në fazën “play off” të Europa League me Skënderbeun. Bëhet fjalë për mesfushorin Arijan Ademi.

 

26-vjeçari, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te gjigandët kroatë, përfundoi pezullimin e dhënë nga UEFA, pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping. Fillimisht pezullimi ishte 4-vjeçar, por kohëzgjatja u ul nga Apeli në 2 vjet.

 

Arijan Ademi është kthyer këtë të martë në stërvitje me skuadrën, ndërsa klubi ftoi të gjithë tifozët ta mirëprisnin lojtarin në seancën e zhvilluar në stadiumin “Maksimir”.

 

Një mënyrë për ti treguar mesfushorit me origjinë shqiptare, të lindur në Kroaci, por që prej vitit 2014 përfaqëson Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, se ai mbetet një pjesë e rëndësishme e Dinamos së Zagrebit.

 

Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosin stafi teknik dhe trajneri Cvitanovic rreth aktivizimit të Arijan Ademit, fillimisht në derbin përballë Rijekës, që do të luhet këtë të premte dhe më pas në ndeshjet “play off” përballë Skënderbeut, që do të luhen në datat 17 dhe 24 Gusht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...