Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

“Një mbret pa pallat”

Mediat italiane sjellin një histori të pabesueshme, atë të kampionit shqiptar të atletikës, Izmir Smajlaj, i cili arriti majën e Europës vetëm disa muaj më pare, por në mënyrë ironike, nuk ka një ambient ku të stërvitet.

Medalja e arit në kërcim së gjati, në europianin e Beogradit, mesa duket nuk ka shërbyer për asgjë, sepse Izmiri nuk ka asnjë mundësi për të rritur nivelin e tij sportiv.

Pritja madhështore dhe pompoze në KOKSH, vetëm pak ditë pas suksesit të Beogradit, si përherë u harrua brenda pak javësh dhe kampioni shqiptar është detyruar të “emigrojë” në qytet-shtetin e San Marinos për t’u stërvitur.

Historia e tij ka tërhequr vëmendjen e medieve lokale që theksojnë se 24-vjeçari nuk ka asnjë mundësi të stërvitet në Shqipëri për garat e Anconas, Stambollit dhe Gjermanisë, e ndoshta edhe për ato të Kubës.

“Është hera e tretë që vij në San Marino. Edhe një javë përpara europianit erdha këtu u stërvitta dhe më pas arrita të fitoja medaljen e artë, duke vendosur edhe rekordin shqiptar me 8 metra e 8 centimetra”, shprehet Smajlaj për televizionin e San Marinos.

Në vitin 2018, kampioni nga Shkodra do të marrë pjesë në botërorin e sallave të mbyllura që do të zhvillohet në Birmingham, por në intervistën dhënë për mediet italiane, ai thekson se objektivi primar është suksesi në kampionatin europian të Berlinit, këtë herë në disiplinën e sallave të hapura.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...