Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një ditë para derbit, Spalletti e Gattuso karikojnë skuadrat

Në prag të derbit të Madoninës, mes Milanit dhe Interit, trajnerët e të dy skuadrave kanë dalë në konferencat respektive për shtyp, ku dhe kanë folur për super përballjen e e fundjavës.

Për teknikun e zikaltërve, Luciano Spalleti, derbi është një ndeshje tepër e veçantë, ku përkushtimi duhet të jetë i madh. Gjithashtu numri një i stolit kërkon që në fushë të zbresë një skuadër e egër dhe që duhet të fitojë për të arritur objektivat sezonal.

“Jemi një skuadër e ekuilibruar, por sigurisht që kemi ende shumë punë për të bërë. Duhet të tregohemi që jemi një skuadër e egër, me dëshirë të madhe për të fituar, për të arritur maksimumin. Duhet të tregohemi të tillë nëse duam që të arrimë objektivat sezonal. Derbi nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Nëse siguron tre pikët, të jep një kurajë shumë të madhe brenda vetes, për të bërë akoma edhe më mirë në javët në vazhdim. Jemi shumë të vetëdijshëm për kualitetin që kemi, por edhe për shkallën e vështirësisë që ka ndeshja. Do të japim më të mirën”, tha Spalletti

Në kampin e kuqezinjve, morali i skuadrës është i lartë, pasi skuadra vjen pas një serie rezultatesh pozitive, si në kampionat, Europë, por edhe në Kupën e Italisë, aty ku siguroi kualifikimin për në finale. Artiktekti i Djallit, Genaro Gattuso është i qartë ne mesazhin e tij të lëshuar në konferencën për shtyp, se ndaj Interit gabimet nuk lejohen.

“Ajo çka peshon më shumë është fakti që do ndeshemi ndaj një kundërshtari që është më lart se ne në renditje. E dimë shumë mirë se çfarë ndeshjeje na pret, por ne do të tregojmë se jemi të gatshëm. Duhet të jemi të kthjellët përgjatë të gjithë 90-minutëshit. E kam të lehtë të them që jemi të lodhur për shkak të ngarkesës, por nuk është kështu. Derbi është ndeshje që mbetet gjatë në mendjet e njerëzve dhe vend për t’u ankuar nuk ka. Milan është një skuadrat më të mëdha të botës. Ndaj Interit nuk na lejohen hapat e gabuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...