Kategoria Superiore

Nica lë në “baltë” Teutën, jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga futbolli

Zgjati vetëm 4 ndeshje aventura e Stavri Nicës në stolin e Teutës. Trajneri 63-vjeçar i cili u mor për të zëvendësuar të larguarin Gugash Magani dhe për ti dhënë një tjetër fytyrë skuadrës durrsake, dështoi në misionin e tij për të përmirësuar situatën pasi në 4 takime regjistroi 2 barazime dhe 2 humbje mes kampionatit dhe Kupës. Disfata ndaj Luftëtarit ishte e fundit për Nicën në stolin e Teutës pasi trajneri 63-vjeçar menjëherë pas kësaj humbjeje që e zbriti Teutën në zonën e rënies nga kategoria pikërisht në vendin e parafundit në renditje. Menjëhere pasi Teuta dështoi të merrte pikë në shtëpi përballë bluzinjëve të Hasan Likës, mësohet se Stavri Nica u ka bërë të ditur lojtarëve largimin e tij nga Teuta, duke u shprehur se i vjen turp për këtë rezultat. Por Nica nuk ka dhënë vetëm dorëheqjen nga Teuta por edhe nga futbolli, nga i cili ka vendosur të largohet përfundimisht.

To Top