Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ngec Chelsea, Leicester reziston fort dhe merr 1 pikë

Zhgënjen Chelsea. Blutë e Londrës regjistruan barazimin e dytë radhazi në Premier League pasi u ndalën në Stamford Bridge në shifrat 0-0 nga Leicester City. Ashtu si ndaj Norëich City në FA Cup, skuadra e Contes gaboi shumë përpara porte me Moratën e Hazard që nuk ishin në lartësinë e duhur. Dhelpërat në krahun tjetër luajtën për rreth më shumë se 25 minuta përfshirë edhe shtesat me një lojtar më pak pas daljes me karton të Chilëell, por nga superioriteti numerik nuk përfitoi dot Chelsea që me këtë barazim kapi përkohësisht Manchester United në vendin e dytë të renditjes në kuotën e 47 pikëve.Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të Crystal Palace mposhti 1-0 Burnley-in, West Bromwich fitoi 2-0 ndaj Brighton. West Ham kaloi lehtësisht 4-1 në transfertë Huddersfield ndërsa përfunduan në barazim 1-1 dhe 2-2 sfidat Newcastle-Sëansea dhe Watford-Southampton.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...