Futboll

Keidi Bare fiton derbin përballë Elseid Hysaj

Nga stoli Keidi Bare fiton derbin përballë Elseid Hysaj. Takimi gjysëm final mes Atleticos së Madridit dhe Napolit i vlefshëm për trofeun “Audi Cup” është fituar nga ana e Colchoneros me rezultatin 2-1. Bare i cili vetëm një javë më parë në miqësoren kundër skuadrës meksikane të Tolucas i dha një sinjalë të qartë trajnerit Diego Simeone se përsa i perket aftësive të tij, nuk vend për dilema. Sidoqoftë në përballjen kundër italianve, Keidi ka  qëndruar në stol përgjatë 90 minutave edhe pse pritej që mesfushori kuqezi të aktivizohej në këtë takim. Vendimi i  teknikut Simeone i cili kërkon që 19-vjecari të integrohet gradualisht në lojën e klubit spanjoll gjithashtu dhe duke mos dashur ta rrezikojë Keidin nga ndonjë dëmtim i rëndë në prag të nisjes së kampionatit spanjoll, pasi me shumë gjasa, falë edhe paraqitjeve pozitive nga ana e mesfushorit kuqezi, aktivizimi i tij si titullarë ose si zëvendësues përgjatë kampionatit me shumë mundësi nuk do të mungojë.

Një fakt të tillë e verteton dhe grumbullimi i 19-vjecarit për fazën përgatitore që nga dita e parë e nisjes. Falë fitores, Ateltico Madrid ka arritur të sigrojë finalen e Audi Cup dhe  ndoshta tekniku Simeone e ka rezeveruar aktivizimin Bares pikërisht, për këtë ndeshje, përballë një kundërshtari të madh dhe me peshë sic është Liverpooli. Në krahun tjetër tek Napoli, një tjetër kuqezi, Elseid Hysaj rikonfirmohet si titullarë absolut në krahun e djathë. Pavarësisht humbjes shkodrani, tashmë prej kohësh ka vërtetuar se edhe pse i ri në moshë, emri i tij është një garanci më shumë për repartin e prapvijës tek skuadra jugore dhe jo më kot, Presidenti i Napolit, Aurelo DeLaurentis por edhe tekniku Sarri, kanë refuzuar një numër të konsiderueshëm ofertash që vijnë në drejtim të 23-vjecarit nga klube më në zë të europës.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.