Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

‘Nga parajsa në ferr’, Liverpooli befason sërish

8 ditë më parë, Liverpooli i Jurgen Klopp i shkaktonte humbjen e parë sezonale Manchester Cityt, në atë triumf spektakolar me rezultatin 4-3.

Sot, ‘The reds’ treguan edhe njëherë brishtësinë e tyre, teksa u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra e fundit e renditjes së Premier Leagues, Swansea.

Trajneri gjerman kishte hedhur në fushë 11-shen më të mirë dhe priste vetëm 3 pikët, për të ruajtur distancën nga Tottenham dhe Arsenal, që synojnë një vend në Champions.

“The reds” dominuan totalisht sfidën dhe krijuan një mori rastesh për shënim, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe dolën kokë-ulur nga sfida e sotme.

Premier League kryesohet nga Manchester City me 65 pikë, 12 më tepër se Unitedi ndjekës, ndërsa ‘Djajtë e kuq’, Chelsea, Liverpooli, Tottenhami dhe Arsenali, luftojnë për 3 vende në zonën Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...