Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga kartoni i kuq te penalltia, Bicaj gol heroi në Vlorë

Futboll është si jeta, me ulje e ngritje dhe ku një episod mund të ndryshojë gjithçka. Më tepër se gjithkush, këtë e ka kuptuar Ditmar Bicaj, që në këtë fillim sezoni ka përjetuar thuajse gjithçka në fushë.

Goli i fitores në minutat e fundit përballë Kamzës e ktheu mbrojtësin lezhjan në heroin e momentit te Flamurtari. I ndodhur në vendin e duhur, në momentin e duhur, 28-vjeçari shfrytëzoi pikën e tij më të fort: shtatëlartësinë dhe goditjen me kokë.

Gol që nuk vlen vetëm tre pikë, por ktheu kuqezinjtë te fitorja pas tre barazimeve radhazi, për të vazhduar rrugën drejt objektivit sezonal që është pozicionimi në tre vendet e para në Kategorinë Superiore.

Për të mbërritur deri te goli i shënuar në Vlorë, asgjë nuk ishte e lehtë për Bicajn. Nga një blerje e rëndësishme në merkaton e verës, situata ndryshoi pas kartonit të kuq në javën e dytë përballë Lushnjes.

Bicaj e la skuadrën në inferioritet, ndërsa Flamurtari arriti të fitonte 3-1 me përmbysje përballë skuadrës së rikthyer në elitë. Më pas erdhi episodi i 11-metërshit përballë Laçit. Prekje e topit me dorë në zonë, gjatë një aksioni ku Rexhinaldo ishte në pozicion jashtë lojë, në një ndeshje ku vlonjatët barazuan mes polemikave për arbitrimin.

Përballë Kamzës, më në fund episodet folën në favor të Bicajt dhe Flamurtarit: Gol për mbrojtësin dhe një 11-metërsh kundër, i paakorduar me bujari në fundin e ndeshjes. Për herë të parë në këtë kampionat në Vlorë mund të ndihen të përkëdhelur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...