Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nga Enrique te Di Francesco, emrat që pëlqen Roman Abramovich

Presidenti i Chelsea-t, Roman Abramovich, është ende i pasigurtë për zgjedhjen që duhet të bëjë për pozicionin e trajnerit pas largimit të Antonio Contes në fund të sezonit. Duhet të marrë emra me eksperiencë apo duhet t’u besojë të rinjve ambiciozë? Mediat angleze, Telegraph dhe Daily Mail, kanë bërë një listë paraprake me emra të njohur, njëri prej të cilëve do të jetë pasuesi i Contes te blutë e Londrës.

 

1 – Luis Enrique prej muajsh përflitet se është pranë Chelseat, madje vetë trajneri asturian (pa punë që pas largimit nga Barcelona) që kurrë nuk e ka mohuar interesimin e Abramovich për të.

 

 

2 – Leonardo Jardim, trajneri i Monacos në Francë, ka fituar shumë kuotë për faktin se nën drejtimin e tij skuadra nga Principata ka patur ecuri të mirë edhe në Champions League. Portugezi ka eksperiencë dhe nuhatjen për t’u besuar të rinjve të talentuar.

 

3 – Mauricio Pochetino është një nga trajnerët më të vlerësuar në Premier League, ku po drejton me kompetencë Tottenhamin. Fakti që e njeh shumë mirë futbollin angez mund të jetë një bonus për të.

 

4 – Julian Nagelsmann është vetëm 30-vjeç, por nën drejtimin e tij Hoffeniheimi po zhvillon një sezon shumë të mirë, madje renditet në zonën europiane, pikërisht në vendin e gjashtë në Bundesligë. Emri i tij është përfolur edhe si pasues i Heynckes, por bavarezët i besuan një emri me më shumë përvojë, si kroati Kovac.

 

5 – Nga Premier League në listën e preferencave të presidentit të Chelsea-t është edhe David Wagner i Huddersfieldit. Trajneri me baba amerikan dhe të ëmën gjermane po bën mrekullinë me një skuadër modeste, që po i mbijeton rivalitet të fortë në vitin e parë në Premier.

 

6 – Nga trajnerët me eksperiencë Abramovich pëlqen shumë Maurizio Sarrin e Napolit. Trajneri toskan shquhet për stilin e lojës, e cila shoqërohet edhe me rezultate. Sarri por pret fundit e sezonit për të vendosur për të ardhmen.

 

7 – Nga klasa e të rinjve spikat edhe Eusebio Di Francesco i Romës. Strategjia e tij në ndeshjet e kthimit me Barcelonën në Champions i ka habitur të gjithë, pais tregoi një pjekuri që ndoshta nuk e kanë trajnerët me eksperiencë më të gjatë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...