Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nga Brazili sigurojnë: Kaka do të rikthehet te Milani!

Ricardo Kakà ka kërkuar të rikthehet te Milani si futbollist për fazën e dytë të sezonit, para se të nisë karrierën si drejtues në klubin e Serisë A. Për këtë nuk ka dyshim shtypi brazilian, që raporton se 35-vjecari po përgatit nisjen e eksperiencës së tij të tretë si kuqezi. Kakà zhvilloi ndeshjen e fundit me Orlando City-n në MLS, pasi kishte njoftuar më parë se nuk do të rinovonte kontratën.

Ditët e fundit është folur edhe për një rikthim të tij në kampionatin brazilian, pikërisht te Sao Paolo, që është skuadra ku ka nisur karrierën. Kakà është kthyer një herë në Milano në sezonin 2013-2014, duke koleksionuar 30 ndeshje në total dhe 7 gola. Marco Fassone, përgjegjës për merkaton, deri tani nuk i ka komentuar këto zëra. Gjatë karrierës së tij me fanellën kuqezi brazialiani ka fituar 1 titull të Serisë A, 1 Superkupë të Italisë, 2 Superkupa të Europës, 1 Champions League dhe 1 Botëror Klubesh, pa harruar trofetë e shumtë individual, ku spikat “Topi i Artë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...