Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

NFL, nuk ka dënime për lojtarët që gjunjëzohen

Liga e Futbollit Amerikan merr një vendim të rëndësishëm në lidhje me një nga polemikat më të ashpra të viteve të fundit mes sportit dhe politikës. Gjunjëzimi i lojtarëve të skuadrave amerikane gjatë këndimit të himnit, një gjest simbolik për të kundërshtuar sjelljet raciste është bërë një temë debati përtej Atlentikut. Në fakt është presidenti Amerikan, Donald Trump që e ka kundërshtuar hapur sjelljen e lojtarëve, duke kërkuar që ata t’a nderojnë himnin por në pjesën më të madhe të fushave kjo sjellje vazhdon, madje vetë Liga ka bërë me dije se nuk do të dënojë asnjë lojtar që gjunjëzohet.

I menjëhershëm është reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë në Twitter: “NFL ka vendosur të mos i detyrjë lojtarët të resektojnë himnin kombëtar. Mungesë totale respekti ndaj vendit tonë”, shkruan Trump në rrjetin social, duke vazhduar linjën e qëndrimeve kundër lojtarëve që në njëfarë mënyre kundërshtojnë edhe linjën politike të presidentit për çështjen e racizmit. Ishte pikërisht Trump që kërkoi pezullimin e lojtarëve, por me këtë vendim, Liga ia ka mbyllur në sy derën presidentit, duke u dhënë të drejtë lojtarëve të 32 skuadrave pjesëmarrëse në kampionat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...