Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar përshëndet shokët te Barca: Iki te PSG!

Neymar jr po jeton orët e fundit si lojtar i Barcelonës. I rikthyer në Spanjë, pas udhëtimit në Kinë për arsye marketingu dhe ndalesës në Dubai, 25-vjecari i paraqit rreth orës 9:00 të kësaj të mërkure në qendrën stërvitore të Barcelonës, por nuk iu bashkua skuadrës në stërvitje. Pak minuta më pas u largua nga klubi, teksa u kishte komunikuar shokëve të skuadrës kalimin te PSG. Ky fakt u konfirmua nga vetë klubi katalan nëpërmjet një postimi në Twitter, ku raportohet se Neymar i kishte përshëndetur futbollistët, duke u thënë se do të largohej nga Barcelona.

Sipas El Mundo Deportivos, një media shumë pranë Barcës, zyrtarizimi i këtij transferimi, që për nga shifrat do të jetë më i shtrenjti në historinë e futbollit, madje duke tejkaluar cdo fantazi, do tw bwhet kwtw tw enjte.

Parizienët do t’i paguajnë plot 222 milionë euro klubit katalan, që është edhe klauzola e largimit.

Nga rrjetet sociale vjen një tjetër postim  mjaft domethënës  i Ëanger Riberio, menaxheri i brazilianit dhe babait të Neymar.

Një foto e kullës Eiffel shoqëruar me komentin: Parisi është i mrekullueshëm. Kulla Eiffel, ushqimi dhe futbolli!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...