Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar-PSG e mbaruar, paguhet klauzola 222 mln Euro

Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur. Neymar Jr lë Barcelonën për tu transferuar te Paris Saint Germain duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli, madje kartoni i tij ka kushtuar më shumë se dyfishin e shumës me të cilën Manchester United ka blerë Paul Pogba-në dhe Reali Madridit, Gareth Bale. Neymar tashmë nuk është më një futbollist i Barcelonës dhe shumë shpejtë do të hedhë firmën në kontratën e re që do ta lidhë për 5 vitet e ardhshme me Paris Saint Germain. Avokatët e brazilianit kanë dorëzuar në zyrat e Barcelonës faturën e cila tregon se është paguar kluazola prej 222 milionë Eurosh për prishjen e kontratës. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Barcelonës me një komunikatë në faqen zyrtare, me Barcën që tashmë do ti drejtohet Uefas, e cila do të verifikojë gjithcka nëse marrëveshja është kryer konform të gjitha rregullave.  Neymar ka udhëtuar ndërkohë drejt Parisit dhe këtë të Premte pritet të hedhë firmën mbi kontratë dhe të prezantohet me fanellën numër 10 të klubit francez. Të gjithë në Francë presin që Neymar të debutojë që në ndeshjen e javës së parë të Ligue 1, me Paris Saint Germain që është i impenjuar në shtëpi ndaj Amiens.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...