Kategoria Superiore

Nexhipi: Trajneri, i kënaqur me ekipin

Epoka austriake ka nisur më së miri te Kukësi, që në Antalia vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Peter Pacult. Kampionët po punojnë me kokën ulur, pasi rezultatet e 16 javëve të para nuk lejojnë që të ketë vend për eufori. Për herë të parë që nga prezantimi i tij, drejtori sportiv i klubit Nderim Nexhipi flet për skuadrën, që tashmë e sheh çdo ditë në seancat stërvitore.

“Jemi duke u stërvitur në kushte të mira, ekipi po ecën shumë mirë. të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën ku jemi dhe duam ta kalojmë sa më shpejt”, u shpreh Nexhipi.

Për 33-vjeçarin nga Shkupi, ngarkesa duket të jetë më e madhe, pasi përtej rolit zyrtar, duhet të ndihmojë edhe trajnerin austriak, duke qenë e vetmja urë lidhëse midis tij dhe skuadrës. Megjithatë kjo nuk e pengon drejtorin sportiv që të mendojë edhe për afrimet në merkato, duke konfirmuar se së shpejti në skuadër do të ketë afrime të reja.

“Kam filluar si drejtor sportiv, por njëkohësisht jam afër trajnerit, ta ndihmoj të njohë ekipin dhe futbollin shqiptar. Trajneri është i kënaqur me skuadrën, ndërkohë që presim përforcime të reja”, deklaroi Nexhipi.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare burime pranë klubit konfirmojnë për SuperSport se pas miqësores së dytë me Bursaspor, me ekipin do të afrohen edhe dy futbollistë, të cilët do të kenë mundësinë të testohen në miqësoren e bujshme me Fenerbahcen më 13 janar.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.