Emër i ri për sulmin e Juventusit. Me hapjen e merkatos së janarit, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të synojnë të arrijnë te talenti i Ajax, David Neres. 20-vjeçari karahasohet shumë me yllin e Paris Saint- Germanin, Neymar dhe bardhezinjtë nuk duan ta humbasin brazilianin, i cili po shfaq potencialin e tij me fanellën e harkëtarëve. Gjithsesi për italianët nuk do të jetë e lehtë të arrijnë te futbollisti pasi konkurrenca për kartonin e tij është e fortë pasi edhe ekipe të tjera kanë shfaqur interes për sulmuesin.