Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Në Roza Haxhiu, për Teutën vlen vetëm fitorja

Vlen vetëm fitorja, nuk ka opsion tjetër për Teutën në sfidën e Roza Haxhiut përballë Lushnjës së vendit të fundit. Skuadra myzeqare  pret vetëm matematikën për të zyrtarizuar rënien, dhe vjen pas 7 humbjeve radhazi por kursesi nuk mund të konsiderohet një kundërshtar i lehtë, pasi luan futboll dhe arrin të shënojë në vazhdimësi duke vënë në vështirësi serioze kundërshtarët. Për më tepër Lushnja është superiore  në përballjet direkte të këtij sezoni, ku ka barazuar në Durrës dhe fituar në shtëpinë e saj, me Fatjon Sefën që ka shënuar në të dyja përballjet duke e bërë Teutën një nga viktimat e saj të preferuara. Për më tepër në kampin bregdetar, trajnerit Gentian Begeja do ti mungojë lojtari kryesor i skuadrës kapiteni Arbër Cyrbja , por të gjitha këto nuk mund të shërbejnë si alibi, me Vllazninë të shkëputur me 4 pikë, sfida ndaj Lushnjës duhet fituar me çdo kusht, për të rritur kuotat në luftën për mbijetesë e ushtruar presion te rivalët kuqeblu që të hënën do të ndeshen me Kukësin në Zeqir Ymeri. Teuta vjen pas disa paraqitjesh të mira, skuadra ka dukshëm ngritje në lojë dhe madje dhe në rezultate ku ka pësuar vetëm një humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe në takimin e fundit i iku për duarsh vetëm në fund një fitore ndaj Skënderbeut, por këtë herë presioni është i gjithë në kampin bregdetar, në Lushnjë, luhet një copëz e mirë mbijetese.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...