Vala Superliga

Në pritje të zgjidhjes, FFK mbron Feronikelin

Dorëheqja e Ekrem Elshanit, nga posti i drejtuesit të klubit nga Drenasi, Feronikelit, ka shkaktuar një situatë aspak të mirë te kjo skuadër.

Pikërisht për këtë arsye, Federate Kosovare e Futbollit është mbledhur dhe ka bërë thirrje për zgjidhjen sa më shpejt të kryetarit të ri dhe organeve drejtuese, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Gjithashtu, FFK-ja ka marrë në mbrojtje klubin e Feronikelit, lojtarët e të cilit po lakmohen nga shumë klube kosovare. Federata ka vendosur të mos njohë asnjë vendim për transferim të lojtarëve të Feronikelit, nga data 11 dhjetor 2017 e më pas, deri në zgjidhjen e situatës.

Ky vendim u bë i ditur nëpërmjet një komunikate të FFK-së, në faqen zyrtare të saj, ku thuhet se Federata synon të ruajë integritetin e klubit dhe futbollistëve, por edhe mbarëvajtjen e garës.

To Top