Champions League

Në pritje të Topit të Artë, Ronaldo vendos një tjetër rekord

Në pritje të Topit të Artë 2017, Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord në mbrëmjen e sotme të Champions Leagues. Portugezi shënoi në portën e Dortmundit, në minutën e 12’ të takimit dhe u bë i pari futbollist në historinë e Championsit, që shënon gol në të 6 ndeshjet e fazës në grupe.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 9 gola deri tani në Champions, ndërsa vitin e kaluar e mbylli në kuotën e 18 të tillëve. Rekordi i sotëm duket se ishte qershia mbi tortën, që Cristiano pritet ta shijojë nesër, duke u kurorëzuar si më i miri për herë të 5-të.

To Top