Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Në pritje të Realit, Gremio është finalistja e parë e Botërorit të klubeve

Një fitore e vuajtur 1-0 pas plot 120 minutash lojë por që në fund shpërbleu Gremion që mposhti meksikanët e Pachucas në gjysmëfinalen e parë të Botërorit të klubeve duke u kualifikuar në finalen e madhe, aty ku me shumë mundësi do të ketë përballë gjigandët e Realit të Madridit të cilët do të sfidojnë këtë të mërkurë në gjysmëfinalen tjetër skuadrën vendase të Al Jaziras. Në Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe, 90 minutat e kohës së rregullt ishin në baraspeshë totale madje Pachuca u shfaq në disa raste e rrezikshme me ish lojtarin e Milanit, japonezin Honda. Në shtesë gjithsesi Gremio vuri diktatin duke zhbllokuar shifrat në minutën e 94-ët me një gol të bukur të realizuar nga Everton që i dha kualifikimin skuadrës së trajnerit Renato Gaucho. Në minutën e 110 meksikanët mbetën edhe në inferioritet numerik pasi Guzman u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Felix Brych.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...