Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Në Kinë ka një çështje “Aubameyang”: Federata nis hetimet

Aubameyang kthehet në çështje në Kinë. Guangzhou Evergrande, skuadër që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro, është detyruar të përgënjeshtrojë zërat për një marrëveshje me Borussiam e Dortmundit për transferimin e sulmuesit me origjinë nga Gaboni për 72 milionë euro gjatë verës së ardhshme.  Edhe Federata Kineze e Futbolli ka reaguar për këtë çështje, duke nisur një hetim.

Në komunikatën e Guangzhou shkruhet se “historia e blerjes së një futbollisti nga Bundesliga për një shifër që është ndjeshëm më e lartë se tavani i përcaktuar në rregulloren e federatës është e pavërtetë. Guangzhou Evergrande do të vijojë t’i respektojë me rigorozitet rregullat për transferimet e lojtarëve.”

Ndërsa Federata në qëndrimin e saj shkruan “se dy klubeve që kanë nisur një luftë ekonomike për një lojtar të huaj (Guangzhou dhe Beijing Guoan) u kemi dërguar një letër për të zhpjeguar situatën si dhe kemi nisur një hetim për të kuptuar nëse janë thyer rregullat. Në rast se vërtetohen parregullsitë, dënimet do të jenë të ashpra.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...