Kupa e Shqiperise

Në fushë për Shën Valentin, luhen çerekfinalet e Kupës

Dashuri për Kupën, për Shën Valentin kompeticioni i dytë futbollistik në vend për nga rëndësia ndan 4 biletat e gjysmëfinaleve, me Kupën që këtë vit vjen më joshëse për protagonistët në garë. Ironi e fatit, meritë për t’i rritur rëndësinë ka padyshim Skënderbeu, skuadra që në një farë mënyre e ka snobuar duke mos e fituar asnjëherë në vitet e dominimit në futbollin shqiptar. Me skuadrën korçare që falë ecurisë së saj ka vrarë shpresën në luftën për titull, dhe një garë të ethshme për Europën në kampionat me 3 skuadra në vendin e tretë dhe plot 6 me një distancë 6 pikëshe trfoeu i Kupës është një objektiv primar për skuadrat që nuk mund të kenë sigurinë e hapjes së derës së eleminatoreve të Europa League nga kampionati.  Emrat që vihen përballë dhe rezultatet e hapura i bëjnë sfidat ndërkohë akoma më interesante. Kupa mund të jetë kamerdarja e shpëtimit të një sezoni të vështirë për Partizanin. I vetmi shans për trofe dhe njëkohëëisht një rrugë më e shkurtër drejt Europës, misioni për të përmbysur disavantazhin 1-0 ndaj Flamurtarit aspak i lehtë, një ndeshje e tëra për tu shijuar nisur edhe nga forma e mirë e skuadrës vlonjate. Rinis gjithcka në barazinm 1-1 në Zeqir Ymeri mes Kukësit e Tiranës, verilindorëve ju mjafton edhe një barazim pa gola për të kaluar, për Tiranën Kupa është në fakt e vetmja mundësi për të gjetur Europën, ndërsa forma e Kukësit dhe paraqitja në përballjen e parë janë faktorë shprese për ngjyrat bardheblu. Më i sigurt në misionin ndaj Teutës Skënderbeu, jo thjesht për rezultatin 2-0 të sigluar në ndeshjen e parë por edhe për faktin se bregdetarët të parakaluar tashmë në klasifikim nga Vllaznia në fundjavë do të kenë një finale mbijetese në Shkodër, ndërkohë që Laçi i fortë me 3 gola avantazh ndaj Luftëtarit në letër praktikisht është me një këmbë në gjysëmfinale.

 

To Top