Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu pa frikë në Vlorë: Synojmë 3 pikët

Vetëm një fitore në 5 javët e fundit, me suksesin që mungon prej fundit të muajit shkurt, Kamza kërkon të kthehet te triumfi, pavarësisht se trasferta në Vlorë paraqet një sfidë tejet të vështirë dhe skuadra ka humbur shërbimet e brazilianit Bruno Arrabal, i cili ka një lëndim në gju.

Gjithsesi, trajneri Ndreu ka besim te ekipi i tij, dhe nuk ngurron të theksojë se skuadra do të synojë marrjen e pikëve të plota në transfertën ndaj Flamurtarit ‘të plagosur’, që gjithashtu nuk fiton prej disa ndeshjesh.

“Na del një detyrë jashtëzakonisht e madhe, duke e ditur që edhe ne ndoshta nuk jemi në momentet më të mira përsa i takon pikëve. Megjithatë loja na jep ngrohtësi. Them që në Vlorë do të paraqitemi mirë dhe jam i bindur që nuk do të luajmë vetëm për pikë, por do të synojmë të marrim tre pikët me të cilat do ta rregullonim renditjen”, u shpreh Ndreu.

Flamurtari është në momentin më të vështirë të sezonit, pas 3 humbjeve radhazi, një situatë që Kamza kërkon ta shfrytëzojë në favorin e saj, për të marrë 3 pikë shumë të vlefshme.

“Është një moment delikat. Nëse Flamurtari do arrijë të dalë në lojën e vet shpejt, do të na vendosë në vështirësi. Por, nëse loja hyn në ritmin normal dhe të kalojë në krahun tonë, shpresoj ta shfrytëzojmë këtë moment”, deklaroi trajneri i Kamzës.

Me vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit, Kamza ka rrëshqitur në vendin e 7 në renditje. Edhe pse diferenca me vendin e 3-të, që përkthehet në një biletë për kupat e Europës, është vetëm 3 pikë, Ndreu kërkon të sigurohet sa më shpejt mbijetesa.

“Të gjitha skuadrat që janë në pozitat tona, duke llogaritur ato që janë 3 pikë para ndesh dhe 3 pikë poshtë nesh, janë shumë afër Europës, por edhe shumë afër rënies nga kategoria. Kjo na bën që të luftojmë në maksimum në çdo ndeshje për të marrë pikët e nevojshme, që na sigurojnë qëndrimin në Superiore, ndërsa për luftën më lart gjithçka mbetet e hapur”, u shpreh Ramadan Ndreu.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...