Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Na dëmtoi euforia, harruam që jemi për mbijetesë

Kamza u mposht në shtëpi nga Luftëtari, pas një goli të shënuar nga Rroca në minutat shtesë, ndërsa trajneri i vendasve nuk e fsheh zhgënjimin.

“Pati eufori më shumë se duhet, sepse vendi i dytë duket se na bëri të harrojmë që synimi ynë është qëndrimi në Superiore. Nga ana tjetër Luftëtari erdhi me idenë për të marrë pikë, sepse në të tilla pozita është dhe luftoi shumë për t’ia dalë .Ndoshta barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, por ai zhbalancim në minutat shtesë bëri që të dilnim të humbur nga fusha”, tha Ndreu.

Trajneri i Kamzës tregoi se e priste një Luftëtar agresiv, ndërsa u shpreh se i kishte paralajmëruar lojtarët e tij për këtë, por ndoshta nuk u vlerësua shumë.

“E dija që gjirokastritët ishin të etur për pikë dhe rezultate dhe këtë ua kisha theksuar lojtarëve gjatë gjithë javës. Gjithsesi, besoj se ndikuan edhe disa probleme me gjendjen fizike të lojtarëve tanë, pasi Plaku nuk u stërvit plotësisht gjatë javës, ndërsa në fund mbetëm me 2 mesfushorë”, u shpreh Ramazan Ndreu.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...