Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Kamza, për rezultat pozitiv në “Zeqir Ymeri”

Kamza i rikthehet kampionatit në një transfertë aspak të lehtë siç është ajo me Kukësin. Tekniku Ramadan Ndreu është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit dhe vështirësitë që mund të hasë ekipi, por kërkon maksimumin e mundshëm ndaj kampionëve në fuqi, duke e pranuar se edhe barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm.

Momentalisht, skuadra e Ramadan Ndreu nuk është duke kaluar një periudhë pozitive, krahasuar me startin e kampionatit. Suksesi ndaj Laçit riktheu disi optimizmin, por mënjëherë më pas erdhi disfata ndaj Partizanit. Për numrin një të stolit të Kamzës situata nuk është alarmante, sepse, pavarësisht dëshirës për të arritur gjithnjë sukses, në futboll duhet të pranosh edhe humbjet.
Formacioni pritet të mos ketë ndryshime, sidoqoftë Ndreu do të presë deri në momentin e fundit përpara se të vendosë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...