Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: E vështirë të fitosh ndaj Lushnjës, mungesat ndikuan

Ramadan Ndreu i gëzohet pikëve por jo paraqitjes së skuadrës së tij. Kamza fitoi me shumë vështirësi 2-1 ndaj Lushnjës se vendit të fundit, një kundërshtar që trajneri i skuadrës nga periferia e kryeqytetit nuk e konsideron aspak të lehtë.

“Të gjitha skuadrat do ta kenë të vështirë të fitojnë kundër Lushnjës. Ata nuk kanë presion si të tjerët dhe këtë po e tregojnë të gjitha ndeshjet. Pësuam një gol aksidental dhe vetëm dy herë shkuam te porta në pjesën e parë. I ndjemë shumë mungesat e Fushtar dhe Arrabal. Kjo ishte një ndeshje e vështirë nga ana psikologjike, është vështirë t’i japësh skuadrës një implus ndaj të dobëtëve. E rëndësishme është që morëm tre pikë të vlefshme.”

Ndreu shpjegoi edhe arsyen se përse nuk festoi në rastin e golit të dytë që ishte ai i avantazhit për Kamzën.

“Jam i kënaqur me 2-1 por e kisha parashikuar, puna më e madhe gjatë javës ishte nga ana psikologjike. Lushnja luan mirë edhe pse s’ka pikë. Është e vështirë të bindësh lojtarët që s’ka ndeshje të lehta. Nëse nuk i jep vlerësimin e duhur, vuan si ne sot.Isha i emocionuar se e kisha shumë frikë këtë ndeshje, kam eksperiencë në këtë gjë. Në këtë sezon kemi zhvilluar dy ndeshje të dobëta, të dyja ndaj Lushnjës.”

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...