Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ndeshja e Solidaritetit”, Figo mposht Ronaldinhon

Digitalb solli live në Supersport 1, ‘Ndeshjen e Solidaritetit’ mes UEFA-s dhe Kombeve të Bashkuara, sfidë në të cilën zbritën në fushë shumë ish-lojtarë të famshëm, ndërsa u arbitrua nga i mirënjohuri Pierluigi Colina.

Skuadrat kryesoheshinn nga dy emra shumë të mëdhenj, Luis Figo dhe Ronaldinho, që ishin njëkohësisht edhe kapitenët respektivë të këtyre dy ekipeve, ndërsa rezultati ishte 3-4 për ekipin e Luis Figos.

Skuadra e portugezit, që u drejtua nga trajneri i përfaqësueses franceze, Didier Deschamps përbëhej nga Dida, Vitor Baia, Michel Salgado, Frank de Boer, Rio Ferdinand, Christian Chivu, Dejan Stankovic, Robert Pires, Jari Litmanen, Christian Karembeu, Andrea Pirlo, Raul, Robbie Keane, Nuno Gomes si dhe nga ish-futbollistja angleze Kelly Smith.

Në krahun tjetër ekipi i lojtarit brazilian drejtohej nga Carlo Ancelotti dhe përveç Ronaldinho-s bënin pjesë David James, Antonis Nikopolidis, Juliano Belletti, Cafu, Edmilson, Eric Abidal, Michael Essien, Youri Djorkaeff, Gaizka Mendieta, Ronald de Boer, Henrik Larsson, Alexander Frei, Patrick Kluivert, si dhe dy ish-futbollistet Casey Stoney dhe Celia Sasic.

Për skuadrën e Figos shënuan Raul, Nuno Gomes, Pires dhe Salgado, ndërsa për atë të Ronaldonhos, shënuan Sasiç, Frei dhe Cafu. Takimi u luajt në Zvicër dhe startoi në orën 16:00, ndërsa kishte për qëllim të promovojë paqen, të drejtat e njeriut si dhe mirëqenien, nëpërmjet programeve të qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara.

Shuma e grumbulluar nga të ardhurat nëpërmjet vetë takimit të futbollit, mbrëmjes së bamirësisë, si dhe ankandit unik digital, do të shkojë për Fondacionin e UEFA-s për fëmijët dhe do të përdoret për të financuar dhe zhvilluar projektet humanitare për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara, si në Zvicër ashtu edhe në mbarë botën. Këtë vit përfituese ishte Shoqata “Autisme Geneve”, një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Gjenevë në vitin 2007, pas iniciativës së vetë prindërve që kanë fëmijë me çrregullime të natyrës autike.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...