Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ndalesa e parë e Barçës, vetëm barazim në Madrid

Barcelona nuk ia ka dalë të marrë 3 pikët në atë që konsiderohej si testi i parë i vështirë për të, në këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Valverde nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, ndaj Atletico Madridit, të cilin e arriti vetëm pak minuta para vërshëllimës finale.

Ndonse u fol gjatë se terreni ‘Wanda Metropolitana’, nuk është i favorshëm për lojën me shumë pasime të Barcelonës, katalanasit mbajtën kontrollin e topit për 70 % të kohës. Gjithsesi, e para që kali në avantazh ishte Atletico, që shënoi me anë të Niguez, në minutën e 21-të, të pjesës së parë. Për minuta të tëra ,të dy ekipet u munduan të shënojnë, por golin e gjeti Barcelona, me Suarez, në minutën e 82-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një assist të Sergi Robertos.

Minutat e mbetura nuk mjaftuan për të parë një tjetër gol dhe dy ekipet ndanë nga 1 pikë. Barcelona vijon të kryesojë kampionatin me 22 pikë, 5 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, ndërsa skuadra e Simeones qendron në vendin e tretë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...