Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndalen golshënuesit, Bakaj dhe Bushiç nuk shënojnë prej 1 muaji

Gara për këpucën e artë ka mbetur në vend, me dyshen Bakaj-Bushiç që prej disa javësh kanë nisur agjërimin përpara portës kundërshtare. Sulmuesi i Kukësit është stopuar në kuotën e 7 golave të realizuar, ndërkohë që kroati i Flamrutarit e ndjek nga pas me një më pak. U mendua që ritmin e golit do ta mbante të gjallë kjo dyshe, por tashmë Bakaj dhe Bushiç, për ironi të fatit kanë mbetur shterpë që nga 5 nëntori, kur dy ekipet luajtën sfidën direkte të javës së 9.

Në duelin direkt për vendin e dytë, skuadrat ndanë nga një pikë në barazimin 1-1, ndërkohë që dy sulmuesit arritën të shënonin ashtu siç edhe pritej. Nga ajo sfidë, dy sulmuesit nuk kanë mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Bakaj mungoi ndaj Partizanit në “Zeqir Ymeri”, ndërsa Bushiç u dëmtua ndaj Lushnjes për të luajtur me sakrifica në sfidat pasardhëse.

Nuk është rastësi që edhe rezultatet e Kukësit e Flamurtarit nuk janë ato që priteshin, me kampionët që kanë një fitore dhe një humbje në dy javët e fundit, ndërsa vlonjatët kanë dy barazime radhazi, pas suksesit në transfertë me Lushnjen. Tashmë pranë tyre janë afruar shumë futbollistë, duke filluar nga Reginaldo, Plaku, Raçiç, Lilaj dhe Taku. Rreziku vjen më shumë nga 3 sulmuesit, të cilët pritet të ruajnë ritmin për të zgjeruar rivalitetin, që për momentin mbetet tek dyshja Bakaj-Bushiç.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...