Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Wizards befasojnë Celtics, spikat Durant në suksesin e Warriors

Washington Wizards arriti një fitore të madhe pas dy kohëve shtesë ndaj Boston Celtics 124 – 125, duke rikuperuar një disavantazh prej 20 pikësh, të krijuar që në periodën e dytë. Vendimtar në këtë sukses të Wizards Bredley Beal me 34 pikë, 9 asiste dhe 7 rikuperime, pa harruar dhe kontributin e Morris me 20 pikë, apo shifrat e dyfishta të Porter Jr, 18 pikë dhe 11 rikuperime. Bostoni sheh t’i largohet edhe më shumë kreu në Lindje, që mbahet nga Toronto Raptors.

Fitore e hidhur 117 – 106 e Golden State Warrios ndaj Los Angeles Lakers në “Oracle Arena”. Kampionëve në fuqi të NBA iu dëmtua Klay Thompson, i cili pësoi frakturë në gishtin e madh të dorës së majtë. Kevin Durant rezultoi basketbollisti me statistikat më të mira, 26 pikë, 6 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa Randle dhe Lopez realizuan respektivisht 22 dhe 20 pikë për Lakers.

Kundër çdo parashikimi Orlando Magic mposhti 126 – 117 Milwaukee Bucks, që gjithsesi zhvilloi një ndeshje të mirë. I zakonshmi Antetokounmpo ishte autor i shifrave të dyfishta: 38 pikë dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit, por në krahun tjetër spikatën Simmons dhe Augustin, respektivisht me 35 dhe 32 pikë.

Stërkëmbësh i Sacramento Kings Kings ndaj Miami Heat, me skuadrën nga Florida që u mposht 123 – 119. Shfaqi repertorin e tij më të mirë për Heat Goran Dragic, që raelizoi 33 pikë, por paraqitja e tij rezultoi e pavlerë, teksa Kings të udhëhequr nga Field që shënoi 24 pikë, fituan me 4 pikë më shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...