Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Westbrook shkëlqen në një sfidë të ‘çmendur’, Houston nuk ndalet

Houston nuk di të ndalet, teksa këtë herë ka mposhtur San Antonio Spurs me rezultatin 124-109. Rocketsat dominuan veçanërisht në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin e thellë 31-16, ndërsa humbën me 2 pikë diferencë vetëm pjesën e fundit. Edhe këtë herë shkëlqeu i zakonshmi Harden, por edhe Paul, me nga 28 pikë secili, ndërsa Houston vijon të kryesojë bindshëm Konferencën e Perëndimit.

Takim mjaft emocionues u zhvillua edhe në Denver, mes vendasve dhe New Orleans. Pelicansat dominuan vetëm pjesën e parë, ndërsa në fund të 4 periodave rezultati ishte i barabartë 104-104 dhe takimi shkoi në kohën shtesë, ku Denver i udhëhequr nga Harris fitoi 13-7 dhe të gjithë takimin 117-111. Edhe këtë herë te New Orleansi shkëlqyen Cousins me 29 pikë, Davies me 28 dhe Holiday me 25, duke qenë edhe 3 pikë-shënuesit më të mirë të takimit, por që nuk i vlejtën Pelicansave për të shmangur humbjen.

Edhe kanadezët e Torontos morën fitoren e dytë radhazi, duke u ngjitur në vendin e 3-të në Konferencën e Lindjes. Raptorsat mposhtën Brooklynin me rezultatin e thellë 120-87, duke dominuar në të gjitha periodat, të udhëhequr nga DeRozan që shënoi 31 pikë.

Indiana Pacers pësoi humbjen e dytë radhazi përballë Detroitit, që regjistroi fitoren e dytë rresht, me rezultatin 98-104. Kjo ishte një sfidë mjaft interesante, që dhuroi tablo të ndryshme, teksa pjesa e parë dhe e 3-të u dominua nga Pistonsat, ndërsa e dyta dhe e 4-ta nga Indiana.

Takimi më spektakolar i mbrëmjes u zhvillua në Philadelphia mes vendasve dhe Oklahomas, fituar nga këta të fundit me rezultatin 117-119. 4 periodat prodhuan rezultatin e barabartë 94-94, ndërsa u desh të luheshin 3 kohë shtesë, për të përcaktuar fituesin. Pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte basketbollisti i Philadelphia 76ers, kamerunasi Embiid me 34 pikë, por lojtari më i mirë absolut ishte Westbrook i Oklahomas, me 27 pikë, 15 asiste dhe 18 ribaunde.

Humbje befasuese pësuan kryesuesit e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics, në shtëpi, përballë Utah Jazz, me rezultatin 95-107. Vendasit e nisën takimin në mënyrë të shkëlqyer, duke fituar në periodën e parë me rezultatin 26-21, por në të dytën u dorëzuan totalisht përballë dominimit të Utah, duke regjistruar rezultatin 13-25 për këta të fundit. Irving ishte edhe këtë herë më i miri i takimit me 33 pikë, 6 asiste dhe 4 ribaunde, por kjo nuk i ndihmoi Celticsat të merrnin fitoren.

Në takimet e tjera Miami Heats mposhti Charlotte Hornets me rezultatin 104-98, Portland fitoi ndaj Orlandos 95-88, Washington Wizards iu imponua 100-91 Los Angeles Clippers dhe Chicago Bulls triumfoi me rezultatin 115-109 ndaj Milwaukeet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...